01:35 Select
02:30 Lajme e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
Armët kimike, SHBA u bindën nga një telefonatë
28/08/2013

Armët kimike, SHBA u bindën nga një telefonatë
Viktima të sulmit kimik të 21 gushtit
Paniku i shprehur në një telefonatë i një prej gjeneralëve të ushtrisë së Assadit me njësinë ushtarake përgjegjëse për armët kimike në Siri, bindi Shtetet e Bashkuara të Amerikës se pas sulmeve të 21 gushtit qëndron regjimi i presidentit Bashar al Assad.

Kështu raporton “DailyMail”, sipas të cilës përgjimi i telefonatës është bërë nga shërbimet sekrete amerikane. Në të zyrtari i lartë ushtarak sirian, emri i të cilit nuk bëhet publik, ka kërkuar mes panikut llogari nga shefi i njësisë së armëve kimike në Siri për sulmin në fjalë.

Grupet opozitare thonë se të paktën 1300 vetë, pjesa më e madhe e të cilëve gra dhe fëmijë gjetën vdekjen në sulmet e 21 gushtit. Ata
Siria
thonë se armët kimike janë përdorur edhe herë të tjera nga ushtria e Assad, por jo në përmasa të tilla.

Ndërkohë, mediat në Izrael fajësojnë Maher al-Assad, vëllai i natyralizuar i presidentit sirian Basha al-Assad, për autorësinë e sulmit. Në fakt emri i tij nuk është hera e parë që përmendet në media. Ai njihet si drejtuesi i disa njësive speciale të ushtrisë që akuzohen për disa nga masakrat më çnjerëzore që nga nisja e konfliktit të armatosur në vend.



    Maher al-Assad, i dyshuar si urdhër-dhënësi i sulmit me armë kimike    

Nga ana tjetër, për t’i paraprirë ndonjë sulmi të mundshëm me armë kimike Izraeli ka nisur të shpërndajë maskat kundragaz për popullsinë, kryesisht në zonat kufitare me Sirinë. Në Lartësitë Golan, që Izraeli mban të pushtuara që prej viti 1967, Tel Avivi ka përqendruar një numër të madh ushtarësh dhe mjetësh luftarake të përfshira në një stërvitje të gjërë si demostrim force ndaj Sirisë nëse kjo e fundit ndërmerr ndonjë sulm.



                            Izraelitët në radhë për maskat kundragaz



                          Ushtria izraelite stërvitje në Lartësitë Golan

/ Top Channel



Facebook




Lajmet kryesore

Armët kimike, SHBA u bindën nga një telefonatë Gjin Gjoni mashtroi për pasurinë
Kallëzimi i ILKPD: Mbi 1.8 milionë euro te padeklaruara
Llalla: Pajisjet e përgjimit i kemi me qira
Thellohet hendeku Qeveri-President
Athina dorëzon zemrën e Karelit
Ambasadorët mbështesin reformën
Kriza e kreditimit të biznesit
Më të lexuarat
Temat e ditës
Ukraina, Lindja e Mesme, Vrasje, Reforma territoriale, Vrasja ne burg, SHISH, Aksidente rrugore, Akuzat për ushtrinë
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.