Në tremujorin e dytë të vitit Sllovenia ka regjistruar një tkurrje të GDP-së prej 1.7 për qind në bazë vjetore.

Duke mbledhur të dhënat negative të tremujorit të parë rezulton se GDP-ja sllovene ka rënë me 3.2 për qind në gjashtë muajt e parë të 2013-ës.

Të dhënat janë publikuar nga Zyra për elaborimin e të dhënave statistikore. Faktori vendimtar në këtë kontraktim është rënia e kërkesës së brendshme.

Ndërkohë, shpenzimet e personit fizik kanë rënë me 2 për qind, ndërsa shpenzimet e shtetit me 3.1 për qind. Vetëm trendi i eksportit po kthehet në anën pozitive: rritja e regjistruar është 2 për qind.

Top Channel