Shpërthim me telekomandë në makinë

31/08/2013 00:00

Një makinë shpërtheu sot në mëngjes në Vlorë dhe vetëm fati bëri që drejtuesi i saj të shpëtoje vetëm me plagë jo serioze.

Ngjarja ndodhi ne oren 08:45 minuta ne rrugen Transballkanike. Automjeti udhetonte ne korsine lindore nga Vlora per ne Skele dhe shpërthimi ndodhi në momentin që po futej në një lavazh.

Sipas deshmimtarve okulare ne vendgjarje, shperthimi i mjetit ka ndodhur menjehere sapo pronari e ka parkuar dhe ka mbyllur deren e makines. Per pasoje 40-vjeçari Bashkim Brahimaj, mori plage dhe aktualisht ndodhet ne spital jashte rrezikut për jetën.

Policia beri rrethimin e zones dhe mori ne pyetje pronarin e automjetit, si dhe punonjesit e lavazhit te cilet kane pare dhe ngjarjen. Policia po heton ne lidhje me veprimtarine e personit qe kishte automjetin.Eksplozivi ishte vendosur tek motorri dhe dyshohet se eshte aktivizuar permes telekomandimit dhe moskoordinimi i kohes ka bere qe ajo te shpertheje ne momentin, kur pronari i saj sapo kishte dale jashte makines.

Ky nuk eshte atentati i pare me shperthime te tilla. Me i rendi nder to ka qene ai qe shkaktoi vdekjen ne mes te qytetit te Vlores, te gjyqtarit Skerdilajd Konomi. Ne asnje rast nuk jane mundur te zbulohen autoret pasi te tilla krime nuk lene asnje gjurme.

Top Channel