Pavarësisht masave shtrënguese, pa një mbështetje financiare shtesë Greqia do të haset gjate 2014-tes me veshtiresi te medha.

Nevojat e vendit, sipas ministrit te Financave Sturnaras, mberrijne ne dhjete miliarde euro. Ne Athine nuk duan te flasin per hua te re, por thjesht per ndihma ekonomike, cka do te nenkuptonte injektime te tjera financiare, vetem se te pashoqeruara nga masa anti-krize.

Ekspertet mendojne se pa nje tjeter pakete stimujsh, Greqia nuk do t’ja dale mbane dhe ka shume mundesi qe vitin e ardhshem, ajo do te vazhdoje te mbetet ne krize te thelle.

Disa prej tyre besojne se shkak i deshtimit te reformave eshte mungesa e vullnetit për modernizim në nivel lokal. Te tjere fajesojne masat shtrënguese të urdhëruara nga kreditorët ndërkombëtarë, qe po e mbajne sipas tyre vendin në një rreth vicioz huamarrjeje, kursimi dhe recesioni.

Megjithate, ne raportin e saj të fundit trojka donatore tha se sheh përparim në konsolidimin e financave publike greke. Arritja e të ashtuquajturit suficit primar në buxhetin e vitit 2014 është një parakusht i rëndësishëm për ndihma të mëtejshme. Specialistet mendojne se ajo edhe mund ta perfitoje kete ndihme te re, por ata mbeten skeptike se nje nderhyrje e tille do ta zgjidhe problemin e vjeter te shtetit grek.  

Top Channel