Me interes të jashtëzakonshëm është ndjekur në Greqi debati televiziv i dy kandidatëve për kancelarinë në Gjermani.

Ashtu siç pritej çeshtja krizes se borxhit grek dhe sidomos fakti i nevojes se nje pakete te trete ndihme per Athinen pas zgjedhjeve gjermane ka ndezur betejen midis dy politikaneve.

“Askush nuk e di saktësisht se si do të zhvillohen ngjarjet në Greqi. Si kancelare une kam përgjegjësinë për të siguruar qe nuk do te heqim dore nga presioni per zbatimin e reformave ne Greqi. Kjo është arsyeja pse unë diskutoj per gjera qe jane duke ndodhur. Unë gjithashtu them se mund të duhet një paketë e re për Greqinë , por askush nuk e di se sa e madhe do të jetë dhe ne duhet tu besojme atyre që janë duke bërë vlerësimin , e ashtuquajtura trojka e Fondit Monetar Ndërkombëtar , BE dhe BQE”, tha Merkel.

Kancelarja Merkel eshte akuzuar nga sfidanti i saj Peer Steinbrueck se strategjia saj ne perballimin e krizes per vendet e Europes juugore ishte nje deshtim.

“Pika vendimtare është se me shpalljen e një pakete të tretë për Greqinë, ne ndoshta duhet të pranojmë se strategjia per krizen deri tani, e cila është paraqitur kryesisht nga kjo qeveri , ka dështuar për shkak se ajo vetëm i ka futur këto vende në një rreth vicioz. Ajo cfare mungon, ajo çfarë është zhdukur është një program strukturor, ajo që mungon është një impuls për rritjen ekonomike dhe veçanërisht lufta kundër papunësisë tek te rinjte”, tha Steinbrueck.

Rivali i Merkel eshte shprehur se Greqise dhe vendeve me probleme ekonomike ne Eurozone u duhet nje plan Marshall numer 2.Kancelarja gjermane ka riperseritur gjithashtu se Greqia nuk permbushte kushtet per te hyre ne zonen e euros, por ka pranuar njekohesisht se edhe Gjermania eshte ndihmuar nga BE ne te kaluaren dhe tashme ajo luan rolin kryesor ne ndihmen per vendet e gjunjezuara nga kriza ekonomike.

Berlini eshte donatori kryesor ne dy paketat kolosale te ndihmes per Greqine me vlere mbi 240 miliard euro.Por ashtu sic eshte shprehur Merkel, ndihma e Gjermanise nuk eshte ndihme keqardhje per Greqine dhe vendet e tjera,por sepse duhet qe ti fuse ato ne rrugen e reformave.

Me interese akoma me te madh Athina zyrtare pret ne mbremjen e se henes edhe diskutimin ne parlamentin gjerman pikerisht per paketen e trete te ndihmes per Greqine e cila do te mbuloje nje boshllek financiar per vitet 2015-2016 dhe  llogaritet te jete nga 10-12 miliardë euro.

Top Channel