Në Shkup vazhdojnë gjuajtjet me gurë mbi autobusët urbanë që qarkullojnë nëpër lagjet e kryeqytetit të Maqedonisë.

Incidenti i radhës ka ndodhur gjatë fundjavës në lagjen Saraj të Shkupit, kur nga sulmi me gurë mbi një autobus urban është goditur në kokë një udhëtar.

Ky incident ka ndodhur në një stacion ndalimi në lagjen Gjorçe Petrov, në komunën e banuar kryesisht nga komuniteti maqedonas, ndërsa viktima që u plagos është banor shqiptar i Sarajit.

Policia ka nisur hetimet por deri tani nuk ka dhënë hollësi mbi incidentin. Ajo që dihet është se shkak i sulmeve të tilla janë autobusët urbanë, ku udhëtojnë banorët e lagjeve të banuara me shqiptarë.

Top Channel