Vetëvaret “përbindëshi i Klivelendit”

04/09/2013 00:00

Ariel Kastro, i pagëzuar nga mediat si “përbindëshi i Klivlendit”, personi që mori peng dhe dhunoi për vite me radhë 3 femra duke i mbajtur të izoluara në bodrumet e banesës së tij, u gjet i vdekur në qelinë e tij në Ohajo.

Lajmi konfirmohet nga drejtuesit e burgut ku ai po kryente dënimin e dhënë nga gjykata në gusht të këtij viti. Zyrtarët thanë se ai kishte varur veten në qeli dhe se vdiq më vonë në spital, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për ta mbajtur gjallë atë.

53-vjeçari mbajti për të izoluara dhe dhunoi fizikisht e seksualisht 3 femra për më shumë se një dekadë në banesën e tij. viktimat mbaheshin të lidhura dhe nga dëshmitë e dala në seancën gjyqësore kundër tij, dolën në pah keqtrajtimet çnjerëzore ndaj tyre.

Më 1 gusht, Kastro u dënua me burgim të përjetshëm, pa të drejtë apelimi, plus 1 mijë vjet, ndërkohë që “shtëpia e horroreve” u shemb nga autoritetet.

Ish-shofer autobusi, Kastro rrëmbeu Michelle Knight, sot 32-vjeç me të cilën ka edhe nëj fëmijë, Amanda Berry, 27 vjeç dhe Gina De Jesus 23 vjeç. Të gjitha rrëmbimet janë kryer nga 2002 deri në 2004.

Top Channel