Pak ditë pas vrasjes së një biznesmeni ndërtimesh në Durrës, një tjetër
ndërtues në Tiranë kërcënohet, përmes shpërthimit të eksplozivit në
makinë.

Biznesmeni Armando Cekaj sapo ka tentuar të lëvize automjetin e tij të parkuar prane rrugës “Siri Kodra”, eshte perballur me shperthimiin prej te cilit fatmiresisht nuk pati te lenduar. Referuar te dhenave ne vendngjarje, kriminalistet thone se sasia e lendes plasese ka qene e vogel dhe duket se qellimi i saj ka qene vetem nje paralajmerim per arsye qe nuk dihen ende, te pakten nga policia, pasi ende nuk ka nje deshmi te plote te biznesmenit.

Megjithate grupi i hetimit po sqaron te dhenat me te fundit qe flasin per mosmarreveshje te biznesmenit per ndertimin e nje shtese jo vetem me ndertues te tjere, por edhe me pronaret e truallit. Perveç kesaj, grupi i hetimit tha se nje vit me pare ne daten 17 mars 2012 nje shtetasi bashke ortak me Cekaj, shtetasit Lorenc Teranaj iu vendos lende plasese ne te njejten menyre ne automjet, ngjarje qe ne ate kohe e çoi grupin e hetimit ne dyshimet per konfliktet qe vinin nga mosmbyllja e nderimit te nje pallati ne rrugen Don Bosko.

Edhe ngjarja ndaj Terenajt ndodhi ne rrugen “Siri Kodra” dhe te dy biznesmenet jane ortake ne ndertimin e pallatit ne fjale tek “Don Bosko”.

Top Channel