Një dite pas deklarimit publik të Drejtorisë së Metrologjisë për
zbulimin e 14 subjekteve që merren me tregtinë e karburanteve, të cilat
mashtronin konsumatorët duke vjedhur në sasinë e karburanteve që
shisnin, Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar zyrtarisht këtij institucioni
që të paraqesë kallëzim për ndjekje penale ndaj ketyre subjekteve.

Por edhe pasi ka kaluar te pakten dy jave nga ajo dite, Drejtoria e Metrologjisë nuk ka paraqitur asnjë kallëzim ne organin e hetimit.

Burime prane organit te Prokurorise se Tiranes, deklaruan për Top Channel se njesia Task-Force do te nise hetimet kryesisht ndaj subjekteve tregtare per evazion fiskal, mashtrim dhe vjedhje. Dhe, nese do te kete prova per keto dyshime, atehere do te vihen nen akuze edhe vete drejtuesit e Metrologjise per fshehje dhe moskallëzim krimi.

Sipas prokuroreve, ky institucion e ka per detyre ligjore qe, ne rastet kur konstaton mashtrime ne treg, veç ndeshkimeve administrative, duhet te paraqese edhe kallëzim per ndjekje penale ndaj subjekteve qe mashtrojne, bejne evazion fiskal apo vjedhin konsumatorin.

Drejtoria e Metrologjise deklaroi se nuk mund t’i beje publike emrat e subjekteve tregtare qe mashtrojne konsumatoret, pasi sipas interpretimit qe i ben ligjit, cenohet privacia dhe interesat e bizneseve. Por ndersa nuk i deklaroi per publikun keta emra, pra për konsumatorin qe paguan faturen e mashtrimit, ky institucion nuk i ka deklaruar emrat as per organin e prokurorise, gje te cilen e ka per detyrë ligjore, duke u mjaftuar vetem me vendosjen e gjobave modeste, çka i hap Prokurorise te vere perballe akuzave te fshehjes se krimit, ndoshta edhe drejtuesit e ketij institucioni.

Metrologjia: Nuk i publikojmë emrat

Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë këmbëngul se legjislacioni në fuqi ndalon publikimin e emrave të subjekteve që mashtrojnë me sasinë e karburantit që u shesin konsumatorëve.

Një ditë pasi Zëvendësministri i Ekonomisë Enno Bozdo deklaroi se ky institucion ka detyrimin të informojë qytetarët në mënyrë transparente lidhur me rezultet e inspektimit në pikat e karburantit, Drejtoresha e Përgjithshme e Metrologjisë Kozeta Mesiti thote se ligji për inspektimin në Republikën e Shqipërisë nuk lejon publikimin e të dhënave që lidhen me veprimtarinë tregtare të subjekteve.

“Informimi sipas parimit të përcaktuar në pikën 1 të këtij neni, bëhet në bazë dhe brenda kufijve të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe të dhënave që lidhen me veprimtarinë tregtare apo profesionale të subjektit të inspektimit apo personave të tjerë. Në interpretim të kësaj pike, ne pengohemi të publikojmë, për faktin sepse jemi të detyruar të mbrojmë interesat e konsumatorit, po kështu edhe të mbrojmë interesat e biznesit”, thotë Mesiti.

Zonja Mesiti thotë se Drejtoria e Metrologjisë ka hartuar Aktin Normativ, i cili qartëson pozicionin e kësaj Drejtorie për publikimin e këtyre subjekteve dhe është e gatshme ta zbatojë atë në momentit që do të miratohet.

“Ne jemi të hapur të publikojmë të gjithë emrat, të cilët kanë probleme, por natyrisht në mbështetje edhe të plotësimit të këtij Akti Normativ që është shumë i nevojshëm. Do t’i publikojmë duke nxjerrë të dhëna tregtare që kanë të bëjnë me subjektet”, theksoi Mesiti.

Drejtoresha e Metrologjisë thotë se 14 subjektet që abuzojnë me sasinë e karburantit nuk janë kallëzuar në  prokurori pasi ato klasifikohen si kundravajtje administrative.

“Të gjitha rastet ne i kemi cilësuar si kundravajtje administrative dhe nuk shikojmë elemente të veprës penale. Ne padisim kur konstatojmë që ka vepër penale. Në këtë moment ne kemi të bëjmë me vetëm me kundravajtje administrative”, tha Mesiti.

Top Channel