Meta: Dimensione të reja në rajon

04/09/2013 00:00

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta gjatë pjesëmarrjes
se në Forumin Ekonomik BLED, të zhvilluar në Slloveni theksoi se
Shqipëria në krye të axhendes ka integrimin në Bashkimin Europian.

Ai vlerësoi se sfidat me të cilat përballet vendi janë të shumta, që nga zbatueshmëria e ligjit, lufta korrupsionit dhe krimit të organizuar deri në reformat institucionale dhe ekonomike. Kryetari i LSI-së, z.Ilir Meta gjatë diskutimit konfirmoi se roli i Shqipërisë do të vazhdojë të jetë konstruktiv, në shërbim të paqes dhe stabilitetit në rajon.

Gjithashtu, ai tha se bashkëpunimi rajonal do të njohë një dimension të ri që shkon përtej thjesht marrëdhënieve korrekte politike dhe diplomatike mes vendeve tona, por që intensifikon më shumë marrëdhëniet ekonomiko-tregtare në funksion edhe të integrimit më të shpejtë të rajonit në BE. Gjithashtu, Kryetari i LSI, Meta gjate ligjëratës së tij tha se realizimi i projekteve të përbashkëta rajonale apo krijimi i tregjeve të përbashkëta rajonale, siç është ai i energjisë, do të ishte një vlerë e shtuar në funksion të një rëndësie më të madhe gjeo-strategjike të rajonit.

Top Channel