Drejtësia vonon, por nuk harron dhe në Rumani pikërisht kjo po ndodh
tani me një komandant burgu të periudhës komunistë, ndaj të cilit
prokurorët kanë ngritur akuza për genocid.

Në vazhden e fushates se Institutit per Hetimin e Krimeve te Komunizmit, Alexandru Visinescu eshte nder te paret qe thirret per te dhene llogari. Nga viti 1956 deri ne 1963-shin, 87-vjeçari ka qene drejtor i burgut ne Ramniku Sarat, ku prapa hekurave mbahej elita dhe intelektualet e periudhes perpara komunizmit.

Te burgosurit politike kane vuajtur atje tortura te tmerrshme, por Visinescu justifikohet vetem me pretendimin se nuk ka bere gje tjeter veçse ka zbatuar urdhrat. Ky është rasti i parë që në Rumani ngrihen akuza ndaj një ish-zyrtari komunist, që nga viti 1989, kur u zhvillua gjyqi dhe ekzekutimi i ish-udhëheqësit komunist Nikolae Çaushesku.

Prokurorët thanë se nën komandën e tij të burgosurit rriheshin, mbaheshin pa bukë, pa trajtim mjekësor dhe në të ftohtë. Nëse gjendet fajtor, 87-vjeçari mund të dënohet me burgim të përjetshëm, nje vendim qe ne rastin e tij do te ishte me teper i ngarkuar me simboliken e venies ne vend te drejtesise, edhe pse me vonese.

Top Channel