Presidenti serb Tomisllav Nikoliç, në procesin e zakonshëm të
akreditimit të ambasadorëve të rinj, ka takuar edhe ambasadoren e re të
Egjiptit në Beograd, Menhe Mahhrus Bahum.

Ai ka pranuar letrat e saj kredenciale dhe më pas ka kërkuar nga qeveria e re e përkohshme e Egjiptit që ta rishqyrtojë njohjen për Kosovën që ka bërë presidenti që u largua pas protestave të përgjakshme, Mohamed Morsi.

Nikoliç ka theksuar se në shpirtin e miqësisë tradicionale dhe marrëdhënieve të mira të të dyja vendeve, bën apel tek presidenti që të rishqyrtojë njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Jam i bindur që lidhjet e dy popujve tanë do të konfirmohen edhe më tutje dhe do të jenë më të thella, kurse bashkëpunimi do të ketë edhe më shumë progres“, ka thënë Nikoliç, duke uruar që Egjipti të gjejë paqe dhe pajtim kombëtar.

Serbia disa herë ka gjykuar njohjet e Kosovës nga shtete të ndryshme, por asnjëherë nuk ka pasur efekt.

Top Channel