Shifra tronditëse ka publikuar në Selanik, Instituti i Punës në raportin
vjetor për ekonominë greke dhe e përditshmja ‘Eleftherotipia’ e
krahason gjendjen ekonomike të vendit me vitet 1929-1933 të shekullit të
kaluar, vitet e ‘Depresionit të Madh’ në SHBA.

Sipas raportit, pagat e grekeve kane humbur ne tre vitet e fundit mbi 37 miliardë euro nga reduktimi i tyre dhe rritja e taksave dhe si pasoje fuqia blerese eshte ulur me 37,2% duke shkuar ne nivelet e viteteve 2000.Persa i perket papunesise ajo eshte kthyer ne nivelet e 52 viteve me pare, pra te vitit 1961 dhe vleresohet se ne 2014 do te arrije ne 31,5%.

Shpenzimet ne sektorin e shendetsise jane ulur gjithashtu me 15 miliardë euro per kater vjet,ndersa niveli i jeteses ne vitin qe vjen do te jete 50% me i ulet se 6 vjet me pare. Konvergjenca e pagave reale krahasuar me mesataren e BE-së ka shkuar në nivelet e viteve 1980.

Sipas drejtorit te ketij Instituti, qe mbeshtetet nga sindikata me e madhe e nenpunesve te sektorit privat GSSE, keto statistika vertetojne ne menyren me katigorike deshtimin e politikave te reformave dhe masave te ashpra, duke theksuar se jo vetem qe gjendja nuk po permiresohet, por perkundrazi do te kerkohet edhe nje hua e re nga kreditoret e huaj.

Sipas agjencise Reuters, vendimi i BE per paketen e trete te ndihmes per Greqine qe llogaritet nga 10-11 miliardë euro dhe qe do te sherbeje per financimin e vendit ne vitet 2014-2015, do te jepet pas dy muajsh sapo perfaqesuesit e troikes te perfundojne raportin e ecurise se reformave perkatese.

“Per sa i perket nevojes se mundshme per një program të tretë për Greqinë, është e qartë se megjithe progresin e tanishem , problemet e Greqisë nuk do të jene zgjidhur plotësisht,dhe e perseris kete, deri në vitin 2014 . Eshtë realiste të konkludoje dikush se do te duhet nje mbështetje shtesë përtej programit “, tha Jeroen Dijsselbloem, kreu i Eurogrupit.

Ndersa persa i perket mundesise se reduktimit te borxhit kolosal grek, kreu i BQE Mario Dragi ka theksuar oret e fundit se ky organizem nuk do te mbeshtese jo vetem faljen e borxheve per Athinen,por as edhe nje lehtesim te tij, ndersa do te ule akoma me shume normat e interesit, veprim qe praktikisht sjell vetem nje perfitim te vogel per Greqine prej 265 milionë euro ne vit.

Top Channel