Një varr i ri masiv, i konsideruar si më i madhi i gjetur në atë zonë në 10 vitet e fundit, është zbuluar në afërsi të Prijedorit, në veri-perëndim të Bosnjes.

Varri përmban mbetjet trupore të disa dhjetëra viktimave, myslimanë dhe kroato-boshnjakë, të vrarë nga serbët në vitin 1992, në fillim të luftës në Bosnje.

Gërmimet kanë çuar në zbulimin e një shtrese të lartë disa metra, e mbushur e gjitha nga kufoma të vendosura njëra mbi tjetrën, bëjnë të ditur agjencitë lokale.

Deri më sot, në lokalitetin e Prijedorit janë gjetur dhe identifikuar 2.082 viktima të luftës, që shënoi dhe masakrat më të rënda në Evropë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Top Channel