15:35 Select
16:28 TF "100 vitrinat"
Programi i plote
PUBLICITET
Ligji i ri për arsimin parauniversitar
07/09/2013

Ligji i ri për arsimin parauniversitar
Dy vite më parë Kuvendi i Shqipërisë miratoi një ligj për arsimin parauniversitar ku drejtorive arsimore u hiqen kompetencat dhe epërsitë në vendimmarrjen për punësimin apo shkarkimin e mësuesve qoftë me kohë të plotë apo të pjesshme.

Megjithëse ka dy vjet që është votuar, ligji i ri hyri në fuqi këtë vit akademik. Sipas këtij ligji, këtë vit, edhe drejtorët e shkollave do të kenë mundësi të punësojnë, në bazë të kompetencave që u jepen nga ligji i ri.

Pas botimit në Fletoren Zyrtare punësimi i mësuesve do të bëhet me bord, me përfaqësues nga drejtoria arsimore vendore, kryetari i bordit të shkollës, kryetari i këshillit të prindërve dhe nga dy mësues që zgjidhen
Arsimi
nga trupa pedagogjike.

Sa për largimin është i parashikuar në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe ndryshimet nga vitet e kaluara janë që mësuesi shkëput marrëdhënien me institucionin, në rast se ushtron dhunë ndaj nxënësve apo bën kurse private me të njëjtët nxënës që ka në varësi dhe u jep mësim në shkollën shtetërore.

Drejtoritë arsimore humbasin njëherë e mirë të gjitha fuqitë dhe pushtetin e pakufizuar për të marrë në punë mësues si të përhershëm ashtu edhe mësues zëvendësues apo siç njihen ndryshe, mësues në dispozicionit. / Top Channel










Më shumë nga Aktualitet
Infektimi nga karkaleci në Tërbuf
Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka qenë i pranishëm në spërkatjen me pesticide kundër karkalecit në fushat e Tërbufit, në Lushnje.
Tregtarët protestojnë para Kuvendit
Tregtarët e tregut të uzinës “Dinamo” kanë protestuar paraditen e së enjtes përpara Parlamentit për mos mbylljen e tregut.
Fermerët, më shumë bimë medicinale
Rajoni juglindor vit pas viti po orientohet drejt kultivimit të bimëve medicinale duke braktisur kulturat tradicionale.
Protestë kundër HEC-it në Valikardhës
Një grup banorësh të Komunës së Zerqanit në Bulqizë protestuan sërish kundër ndërtimit të hidrocentralit të Valikardhës në këtë zonë. Ata janë të shqetësuar për marrjen e ujit të Liqenit të Zi nga ky hidrocentral, liqen që siguron vaditjen e tokave të tyre.
Reshjet shkatërrojnë edhe rrugën
Kjo është rruga e fshatit Erebarë, i cili u shkatërrua i gjithi në vetëm një orë mbrëmjen e djeshme. Shkak është bërë një stuhi e fortë, me shi dhe breshër, që shkaktoi fryrjen tej mase të një përroi.


Lajmet kryesore

Ligji i ri për arsimin parauniversitar Rritet shifra e vjedhjes në BSH
Hetimet, sekret i fortë shtetëror, përfshijnë të gjithë nivelet e Bankës Qendrore
Vjedhja e bankës së shtetit
Paditet penalisht Ndrea Prendi
HEC-et, fillon anulimi për 39 leje
“12 zona industriale, asnjëra nuk funksionon”
Vrasje për galeritë e kromit
Më të lexuarat
Temat e ditës
Lindja e Mesme, Ukraina, Vrasje, Reforma territoriale, Integrimi, Kriza Financiare, Trafiku i droges, Drejtësia, Tragjedia ajrore, Siria
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.