Policia malazeze ka ndërhyrë për t’i dhënë fund protestës popullore të banorëve të qytetit Berane, që prej muajsh kundërshtojnë depozitë mbeturinash.

Në përleshjet e ndodhura në qytet, që ndodhet në veri të vendit dhe ka rreth 20 mijë banorë, ka pasur persona të lënduar lehtë dhe 11 të tjerë të arrestuar.

Prej gjashtë muajsh banorët pengojnë që mbeturinat të transportohen në depozitë, me grumbuj të shumtë plehrash që janë krijuar në rrugët e Beranes, me pasoja të rënda higjeno-sanitare.

Top Channel