Kryeministri Sali Berisha kishte lajmëruar të enjten për një dorëheqje
formale nga posti i kreut të Qeverisë dhe këtë akt e kreu pas mesditës,
kur shkoi në zyrën e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani.

Ne kete takim formal, zoti Berisha i ka dorezuar detyren e Kryeministrit per t’i hapur rruge krijimit te Qeverise se re. Qe nga ky moment, Sali Berisha eshte Kryeminister ne detyre derisa presidenti te dekretoje shume shpejt Edi Ramen, si Kryeministrin e ri te vendit.

Zoti Berisha nuk ka bere komente gjate dites dhe nuk do te beje deri te marten. Ai ua komunikoi kete gazetareve pas mbledhjes se pare te grupit parlamentar te Partise Demokratike dhe e cilesoi kete akt te tij si greven e heshtjes. Nje shenje proteste ironizuese kunder nje vendimi te pakonfirmuar por te perfolur ne media te qeverise se re.

“Nuk bej asnje prononcim sot deri neser, pervecse ne Facebook, ne nje proteste te hapur, ne nje greve heshtje për shkak te standardit te ri qe vendos ‘Qeveria e Piktorit’, e cila mbyllet teresisht per mediat dhe urdheron aspak komunikim me mediat dhe publikun. E ka kete kod heshtje te Etta James, si Christian Grey apo e ka instikt të etërve të vet, e di ai, une kete gje nuk e pranoj,” tha Berisha.

Ndërsa pak minuta më vonë në një postim në Facebook, Berisha shkruante: “Të dashur miq, ne shenje solidarizimi me mediat e vendit dhe proteste ndaj Kodit te Censures per mediat te Piktorit deshtak dhe ekipit te tij, sot vendosa te shpall greven 24 oreshe te heshtjes dhe te komunikoj çdo gje me ju nepermjet rrjetit tone social te FB. Po kthehet standarti i territ, kushtrimi i te pareve. Ne do ta sfidojme! sb.”

Top Channel