Instituti Kombetar i Statistikave në Greqi ka bërë publike në mesditën e
se enjtes shifrat e reja sipas të cilave papunesia zyrtare ne vend per
muajin qershor ka mberritur ne 27,9%, e thene ndryshe, ne vend tashme
numerohen mbi 1.4 milionë të papunë.

Ne krahasim me nje vit me pare kemi nje rritje prej 3,3% ose prej 175.000 vetesh perafersisht.

Ne kete periudhe ne Greqi personat aktive qe jane ne marredhenie pune jane 3,6 milion, kurse ata te papune 3,3 milionë.

“Për fat të keq ajo që unë shoh rreth meje është se gjërat janë duke u përkeqësuar. Çdo dite e me shume njerez po humbasin punen e tyre. Pagat janë duke u zvogëluar. Nuk e di se çfarë do të ndodhë”, thotë Nikoleta Argiogitis, 29 vjeçe e papunë.

Papunesia shenon nje rritje te dukshme ne rradhet e grave ne krahasim me vitin e kaluar, ndersa persa i perket moshes deri ne 24 vjet, ajo ka shkuar ne 58,8%,kur ne vitin 2008 ishte vetem 20%.

Specialistet nenvizojne se megjithese Greqia pati nje vale te papare turistesh kete vit, me mbi 17 milionë vizitore te huaj, ky fakt nuk u pasqyrua ne krijimin e vendeve te reja te punes sic kishte premtuar kryeministri Samaras,çka tregon se ne vend lulezon puna ne te zeze, ndersa cdo dite rritet numri i te rinjve te arsimuar qe emigrojne.

Armata e te papuneve pritet te rritet edhe me teper pasi ne oret e ardhshme Qeveria nenshkruan vendimet per transferimet e perkoheshme ne sektorin shteteror dhe me pas pushimin nga puna te 12500 nenpunesve deri ne fund te shtatorit dhe te po kaq te tjereve deri ne fund te vitit, ndersa sindikatat e ketij sektori kane paralejmeruar per nje grevë kombëtare dhe protesta ne javën e ardhshme.

Top Channel