17:40 "Pasdite ne Top Channel"
18:35 Game Show
Programi i plote
PUBLICITET
Dhjetë zakonet e çifteve të lumtur
14/09/2013

Dhjetë zakonet e çifteve të lumtur
Çfarë duhet të gëzoni për të qenë të lumtur në një marrëdhënie në çift? Harmoninë, dashurinë, pasionin, por edhe të pasurit e disa zakoneve të vogla ose të mëdha për t’u ndarë.

Duhet thënë se çiftet e lumtur kanë zakone të ndryshme nga ata të palumturit. Për ekspertët, një zakon është një sjellje e dallueshme e cila përvetësohet automatikisht, por kërkon pak përpjekje. Duhen 21 ditë përsëritje të zakonshme për një sjellje të re apo për ta bërë atë një zakon. Le të shohim dhjetë zakonet të cilat u atribuohen çifteve të lumtur:

Shkojnë në shtrat në të njëjtën kohë

E kujtoni fillimin e raportit tuaj, kur mezi prisnit të shkonit në shtrat për të bërë dashuri!? Çifti i lumtur i reziston tundimit për të shkuar në shtrat në kohë të ndryshme. Që të dy shkojnë në shtrat në të njëjtën kohë, edhe pse njëri nga partnerët zgjohet vonë…dhe kur trupat e tyre preken, ndiejnë ende emocione të mëdha, që çojnë deri në eksitim.

Ndajnë interesa të përbashkëta

Pasi pasioni zbehet, kuptohet që çiftet kanë pak interesa të përbashkëta. Nuk duhet të minimizoni rëndësinë e aktiviteteve që mund të bëhen bashkërisht. Sigurisht ato duhet të bëhen pa harruar që secili pjesëtar i çiftit ka të drejtë për hapësirën e vogël/madhe vetjake.

Ecni dorë për dore

Në vend që të rrini njëri përpara dhe tjetri mbrapa, kopjet e lumtura ecin në mënyrë komode, dorë për dore dhe pranë e pranë. Ata e dinë se është më e rëndësishme të qëndrojnë me partnerin e tyre, se sa të humbin midis njerëzve dhe dyqaneve.

Besimi dhe falja

Nëse në mes është dashuria duhet të besoni tek njëri-tjetri dhe të falni ndonjë gabim, në vend që të mos e besoni dhe ta ndëshkoni apo t’i mbani mëri.

Përqendrohen te partneri


Duhet të përqendroheni gjithnjë e më shumë mbi atë që partneri juaj bën. Kush është i lumtur në të qenët së bashku, në thelb thekson aspektet pozitive të tjetrit.

Një përqafim i bukur sapo shihen

Lëkura jonë ka një kujtesë të mirë! Ajo e di se kur një kontakt fizik është i mirë, i keq apo i neglizhuar. Çiftet që thonë “përshëndetje” me një përqafim, i dhurojnë lëkurës së tyre kujtesën e diçkaje pozitive, e cila reflekton te humori apo krijon kënaqësi.

Thonë “Të dua” dhe “Ditë të mbarë” çdo mëngjes


Kjo është një mënyrë mjaft e mirë për të ushtruar durimin dhe tolerancën, në funksion të një dite që premton “luftë”, apo që është përplot me gracka dhe probleme. Së paku, në shtëpi, atmosfera është e mbushur me dashuri dhe kjo i jep vrull partnerit/es tuaj për të përballuar vështirësitë që do t’i dalin përballë.

Thonë “Natën e mirë” gjithmonë

Nëse partneri juaj ju uron gjithmonë “natën e mirë”, pa marrë parasysh se si ai është, kjo do të thotë se ai mendon për ju.

Dëgjohen në telefon gjatë ditës

Telefonojini partnerit/es tuaj në shtëpi ose në punë për të marrë vesh se si po i shkon dita. Kjo është një mënyrë e mirë për të ndërtuar më shumë harmoni sa herë që ktheheni në shtëpi. Për shembull, nëse partneri juaj ka kaluar një ditë të tmerrshme, mund të jetë e arsyeshme të mendosh se ai është i kënaqur nëse ty të ka ndodhur diçka e mirë.

Janë krenarë për partnerin e tyre

Çiftet e lumtura janë krenarë për t’u parë së bashku në një lloj kontakti të dashur, dorë për dore, dorën mbi sup, në gju ose në pjesën e prapme të qafës. Kjo nuk është një çështje për t’u dukur, por gjithsesi ju duhet t’i tregoni botës se i përkisni njëri-tjetrit.

Gazeta "Shqip"
/ Top Channel



Facebook


Më shumë nga udhetime
Vendim qeverie për plazhet publike
Në prag të sezonit të ri turistik, Qeveria merr masa për shtimin e plazheve publike, të cilat do të jenë të shpërndara në mënyrë proporcionale me ato private në raportin 20 dhe 80 %.
Lumi i plehrave
Një parajsë tropikale dikur, lumi Citarum në Java të Indonezisë konsiderohet sot si lumi më i ndotur në botë.
Dëborë në pranverë
Pas temperaturave të ngroha dhe pranverore, vendi është përfshirë nga shirat dhe në vendet malore edhe nga dëbora.
“Shkoni në Porto Palermo”
Gazeta prestigjoze online në Shtetet e Bashkuara, “Huffington Post” rendit Porto Palermon në Shqipëri si destinacionin e parë në Europë që ia vlen të zbulohet.
Reklamimi i Shqipërisë turistike
Qeveria ka shpallur sot Konkursit Ndërkombëtar për logon, sloganin dhe strategjinë e re për të promovuar Shqipërinë nëpër botë. Idetë e krijimit të një imazhi të ri të Shqipërisë turistike nga kompani apo individë mund të shfaqen në këtë konkurs që u njoftua i hapur sot nga ministrja e Turzimit, Eglantina Gjermeni.


Lajmet kryesore

Dhjetë zakonet e çifteve të lumtur Akuzat për ushtrinë zbresin në Kuvend
Berisha: Kemi fakte nga SHIU. Rama: Çojini provat në prokurori
Prokuroria: Po verifikojmë akuzat
Nafta, çmimi më i lartë në Europë
Reforma territoriale, kërkesa në Kuvend
Dëmshpërblimet për ish të përndjekurit
Epidemia e pikave të karburantit
Më të lexuarat
Temat e ditës
Ukraina, Akuzat për ushtrinë, Aksidente rrugore, Siria, Irani, Eksplozivi, Lindja e Mesme, Arsimi, Reforma territoriale
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.