Shoqërohet në polici ish-efektivi i gardës

16/09/2013 00:00

Ish-punonjësi i Gardës së Republikës, Fatos Skeja është mbajtur në dhomat e shoqërimit të Drejtorisë së Policisë së Tiranës për më shumë se gjashtë orë.

Për Skejën ka pasur një kërkesë për shoqërim nga Prokuroria e Tiranës, e cila e ka marrë në pyetje në lidhje me një gjobëvënie të ndodhur dy ditë më parë.

Pas një senace të gjatë pyetjesh prokuroria ende nuk ka dhënë ndonjë përfundim nëse do ta ndalojë Skejën apo do ta lërë të lirë atë.

Skeja u bë i njohur për opinionin publik pas denoncimit të dy vëllezërve të Hekuran Dedës, i vrarë në protestën e 21 janarit 2011.

Vëllezërit Deda kallëzuan se, gardisti u kishte propozuar që në këmbim të të hollave dhe emrit të vrasësit të vëllait të tyre, ata të prisnin për ngushëllim kryeministrin e asaj kohe, Sali Berisha.

Top Channel