Të shtëna me armë zjarri në një qendër tregtare në Kaliforni, një viktimë dhe gjashtë të plagosur, tre prej tyre në gjendje të rëndë Autoritetet amerikane kanë mundur të identifikojnë njërin nga tre autorët e masakrës që vrau 12 persona në një bazë të marinës në Uashingtonit, si një person me probleme mendore në të shkuarën e tij.
Nga hetimet e FBI-së, që ka marrë në mbikqyrje gjithë skenën e krimit, është arritur në identifikimin e personit që mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.
Ai është Aaron Alexis, 34 vjeç nga Forth Worth i Teksasit. Fillimisht u përfol se bëhej fjalë për një ish-ushtarak, ndërsa më vonë marina amerikane konfirmoi zërat se 34-vjeçari është një ish-pjesëtar i saj.
E përditshmet amerikane, arritën të vërtetonin se në të shkuarën, Alexis kishte marrë trajtim për dëgjim zërash dhe për skifofreni në qëndrat e shëndetit psikik.
Është ende e paqartë se si ai ishte pranuar më pas në marinë, duke fituar grada dhe u bërë një kontraktor i saj.
Sipas “US Navy”, Aaron Alexis ka shërbyer si marinar me gradën oficer i klasit të tretë me kohë të plotë nga viti 2007 deri në vitin 2011.
Por, pavarësisht se është mbërritur në këto të dhëna mbeten ende mister motivet e masakrës. Autoritetet janë duke hetuar largimin e 34-vjeçarit nga marina dy vjet më parë, ndërkohë që vazhdon operacioni i gjërë për kapjen e dy të dyshuarve të tjerë që lëvizin të armatosur.
12 persona humbën jetën nga të shtënat që nisën në orën 08:20 të paradites së të hënë me orën lokale, ndërsa dhjetra të tjerë rezultojnë të plagosur.
Presidenti Obama urdhëroi uljen e flamujve në gjysmë shtyzë në Shtëpinë e Bardhë dhe Capitol Hill dhe dënoi atë që ai e quajti “sulm frikacakësh”.
Top Channel