Nicole Gibson është shndërruar së fundmi në një prej modeleve më të përfolura të botës.

Kjo, jo vetëm për shkak të hireve të saj evidente e pjesëmarrjes në javën e modës në Londër, por mbi të gjitha sepse 32-vjeçarja nuk ishte lindur si Nicole, por si një djalë me emrin Glenn.

Një e re që gjithmonë kishte dashur të ishte femër, ajo tregoi në “Daily Mail” se tentativat për të bashkëjetuar me trupin e saj të mëparshëm ishin të pamundura, ndërsa gjithmonë i pëlqente të vishej dhe të vepronte si femër.

Për këtë arsye, Gibson vendosi që të ndërronte gjininë, në një operacion të realizuar dy vjet më parë dhe rezultatet ishin të shkëlqyera.

Në intervistë, ai tregon se nuk do ta kishte menduar dot kurrë që operacioni do të ishte aq i arrirë, sa që një ditë mund të shkëmbente punën e rëndomtë në një pab, me pasarelat më të famshme të botës.

Top Channel