Një qytetar grek 34-vjeçar është qëlluar për vdekje me thikë të martën në mesnatë në lagjen Keratsini të Pireut në Athinë.

Sipas informacioneve të para, viktima qe ishte pjesëtar i grupeve te majta, i njohur per veprimtarine e tij antifashiste eshte sulmuar nga nje grup ekstremistesh te djathte. Policia greke qe ka arrestuar nje 45-vjeçar si autorin e krimit po heton nëse bëhet fjalë për një vrasje me motive politike, e para pas disa vitesh ne Greqi.Gjithashtu jane shpallur ne kerkim edhe disa persona te tjere.

Ngjarja ka ndodhur kur 34-vjeçari grek ka dale bashke me disa miq te tij nga nje klub, ku është konfliktuar me fjale me dy grupe te rinjsh te veshur me rroba te zeza, qe sipas deshmitareve okulare i perkasin partise neonaziste Agimi i Arte.Me pas ai eshte perpjekur te largohet, por nje person tjeter qe e ka ndjekur me makine ka dale prej saj dhe e ka qelluar me thike. Megjithese gjate gjithe kohes kane qene te pranishem aty prane nje grup prej kater policesh, ata kane nderhyre vetem pas aktit te vrasjes, duke arrestuar autorin.

Partia politike Bashkepunimi i Majte Antikapitalist ka bere thirrje per protesta te fuqishme te grupeve te majta ne vendgjarje pasditen e se merkures duke akuzuar ekstremistet e djathte, ndersa Agimi i Arte me nje deklarate per shtyp ka mohuar pjesëmarrjen e anetareve te tij ne kete incident.

Tre dite me pare ne nje prej lagjeve me te varfra periferike te Athines mbi 40 persona te veshur me uniformat e Agimit te Arte kane sulmuar disa te rinj te partise komuniste duke plagosur te pakten nente prej tyre. Ne nje prej shkrimeve te saj te fundit britanikja “The Guardian”, qe i referohet kesaj ngjarjeje duke e konsideruar si me te dhunshmen pas hyrjes se partise neonaziste greke ne parlament, paralajmeron se Agimi i Arte kerkon te kultivoje nje klime te luftes civile ne Greqi.

Top Channel