Greqia është paralizuar prej mëngjesit të së mërkurës nga një grevë e
përgjitshme 48 orëshe e Konfederatës së Përgjithshme të nënpunësve të
sektorit publik ‘ADEDY’.

Ne greve marrin pjese mesuesit qe kane filluar protestat e tyre dy dite me pare,mjeket e spitaleve, avokatet dhe gjykatesit, nenpunesit e enteve sociale.Ne mbeshtetje te kesaj greve edhe sindikatat me e madhe e sektorit privat ‘GSEE’ ka urdheruar nderprerjen e punes per disa ore. Ndryshime do te kete dhe ne orarin e funksionimit te mjeteve te sherbimit publik.Prane ‘Omonias’ do te protestojne militantet e partise komuniste.

Greket jane hedhur ne greve dhe protesta duke kundershtuar fuqishem nje prej masave me te ashpra te reformave te imponuar nga trojka, ate te transferimit dhe me pas te pushimit nga puna te 25000 nenpunesve ne sektorin publik deri ne fund te ketij viti.Eshte hera e pare qe ne historine e vendit shembet nje tabu, pushimi nga puna i nenpunesve shteterore qe ka qene i mbrojtur me ligj ne kushtetuten e Greqise, por nga ana e saj Qeveria ka deklaruar se eshte nje mase e domosdoshme per te reformuar administraten ne baze te meritokracise, duke reduktuar paralelisht shpenzimet.

Kryeministri grek Andonis Samaras pasi eshte takuar oret e fundit ne Bruksel me udheheqesit e BE ka deklaruar se Greqia eshte prane synimit kryesor te saj, arritjes se nje suficiti primar ne ekonomi per kete vit dhe se po kthen nje faqe te re ne historine e saj pas gjashte vitesh recensioni. 75% e reformave eshte kryer ka thene Samaras duke theksuar se se shpejti deficit buxhetor do te zhduket dhe se vendi do mund te dale ne tregje brenda gjashte viteve te ardhshme.

Top Channel