Kerry: Qëndrim i vendosur kundër Sirisë

19/09/2013 00:00

Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, i kërkoi Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara që të jetë i përgatitur për një qëndrim të vendosur për armët kimike të Sirisë.

Kerry tha se raporti përfundimtar i OKB-së kishte vërtetuar, përtej çdo dyshimi të arsyesueshëm, përfshirjen e qeverisë pas bombardimit me gaz sarin, i cili i kushtoi jetën mbi 1 300 qytetarëve të Damaskut në 21 gusht.

Siria ka pranuar një plan të SHBA-ve dhe Rusisë për çarmatosjen kimike ose në rast të kundërt do të përballet me një ndërhyrje ushtarake perëndimore.

Procesi i çarmatosjes pritet të jetë i gjatë dhe Uashingtoni kërkon që të mbajë presionin ushtarak mbi regjimin e Bashar al-Assad, nëpërmjet kërcënimeve direkte dhe rezolutave të OKB-së, nëse Damasku nuk do të zbatojë detyrimet e tij ndërkombëtare që burojnë nga kjo marrëveshje.

Ndërkohë, në një zhvillim interesant gjatë ditës, zëvendëskryeministri i Sirisë tha për të përditshmen “The Guardian” se lufta në vend ka arritur në një “rremi” dhe se autoritetet janë të gatshëm të negociojnë një paqe me kryengritësit.

Top Channel