Kenia, luftë në një qendër tregtare

21/09/2013 00:00

Të shtëna me armë zjarri në një qendër tregtare në kryeqytetin kenian Nairobi kanë shkaktuar 39 të vdekur dhe dhjetra të tjerë të plagosur.

Qendra tregtare është ndër më të vizituarat në vend dhe sipas BBC, bëhet fjalë për një përpjekje për grabitje.

Persona të armatosur hynë në qendër dhe hapën breshëri zjarri ndaj njerëzve që ndodheshin brenda. Dyshohet se dhjetra persona mbahen peng në brendësi të qendrës tregtare mes të cilëve edhe shtetas perëndimorë. Mediat në Itali flasin për dy shtetas italianë që mbahen peng nga personat e armatosur.

Dhjetra forca policore vendase rrethuan zonën pas këtij sulmi terrorist të ndërmarrë nga grupi Al Shabab që vepron në Somali.

Ky grup, me lidhje të forta me Al Kaedën kundërshton trupat keniane të angazhuara në Somali kundër tij.

Top Channel