Gjatë paradites së të hënës, ambasadori Sequi u takua edhe me ministrin e
Brendshëm, Saimir Tahiri, të cilit i tha se ndodhet përballë një sfide
tepër të madhe, por ka mbështetjen e Bashkimit Europian.

“Ministri më foli për disa reforma që dëshiron të vërë në zbatim. Janë reforma mbresëlënëse dhe besoj se kanë për ta bërë policinë me efikase. Ministria e Brendshme luan një rol kritik përsa i përket një sërë prioritetesh për integrimin në BE, mes të cilave lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ministri Tahiri ka një sfidë shumë të madhe përpara, por ai ka mbështetjen e Bashkimit Europian”, u shpreh Sequi.

Nga ana e tij ministri Tahiri u shpreh  se do të përmbushen të gjitha detyrimet në kuadër të integrimit europian.

“Në një kohë të shkurtër ne jemi gati të tregojmë punën tonë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. E sigurova ambasadorin për vendosmërinë tonë për të forcuar bashkëpunimin institucional, sidomos me Prokurorinë e Përgjithshme”, u shpreh Tahiri.

Bashkimi Evropian do të nisë projektin PAMEKA 4, me një fond prej 4 milionë eurosh, ndihmë kjo për ndërtimin e pikave kufitare, si dhe dy projekte binjakëzimi.

Top Channel