Lalla: Penalizim ndërtimeve pa leje

23/09/2013 00:00

Kryeprokurori Adriatik Llalla deklaroi se përveç abuzuesve që ndërtojnë
pa leje nuk do lihen jashtë vëmendjes edhe institucionet që kanë lejuar
këtë situatë.

Ai ka komentuar edhe çeshtjen e kultivimit të drogës në Lazarat, si dhe shumë krime te ndodhura në qytetin e Vlorës. Kete deklarate Llalla e ka bërë ndërsa ndodhej në Prokurorinë e Vlorës.

“Ky është një interes i vazhdueshëm për hetimin e veprave të ndryshme pelane, aq më tepër të këtij fenomeni që është bërë fenomen tepër shqetësues për qytetin e Vlorës, në të cilin e konstatojmë se përgjegjësia nuk është vetëm e personave që ndërtojnë në mënyrë jo të ligjshme, por më së tepër përgjegjësia më së pari i takon atyre zyrtarëve lokalë të cilët kanë lejuar ndërtimin e objekteve në mënyrë jo të ligjshme”, tha Llalla.

Prokurori i Përgjithshem Adriatik Llalla ka prezantuar ne Vlore prokurorin e ri Kosta Belulin, i cili vjen nga Prokuroria e Krimeve te Renda.

Top Channel