Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç nuk ka ndërmend ta pranojë
ftesën për pjesëmarrje në Samitin e presidentëve të shteteve të rajonit,
i cili do të mbahet vitin e ardhshëm në Kosovë.

Kështu raporton gazeta serbe “Danas”, që citon burime nga zyra për informim e kabinetit të Nikoliç.

“Edhe nëse do të ketë një ftesë të tillë nga presidentja e Kosovës, ende nuk është momenti i duhur për të mbajtur një takim të tillë në Kosovë”, kanë deklaruar burimet.

Ndërkohë, këshilltari i presidentes Jahjaga, Arber Vllahiu, ka thënë po për “Danas” se beson se takimi i ardhshëm mes Jahjagës dhe Nikoliç do të jetë në Kosovë, ku do të organizohet Samiti i ardhshëm i presidentëve të shteteve të rajonit.

“Jahjaga, si pritëse e këtij takimi që do të mbahet më 2014, do t’i dërgojë ftesë zyrtare presidentit Nikoliç për pjesëmarrje, me shpresën që një ftesë e tillë do të pranohet”, ka thënë këshilltari i Jahjagës.

Top Channel