Pas 85 vitesh ekzistencë, Garda e Republikës do të shkrihet dhe
Drejtoria e Ruajtjes së Personaliteteve dhe Objekteve të Rëndësisë së
Vecantë, do të kalojë në varësi të Drejtorit të Përgjithshëm të
Policisë.

Reforma e thelle që ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka nderrmare ndaj Gardes pritet te perfundoje brenda 100 ditesh.

Pak a shume ministri i Brendshem u tha krereve te Gardes gjate nje takimi se ishte i detyruar ta merrte kete vendim, per shkak se kerkon profesionistë të varur nga forca e ligjit dhe jo militantë partiake, si ata qe vepruan në 21 janar. Tahiri tha se në Gardë ka amatore qe prishin imazhin e saj dhe se duhet ne menyre emergjente ta shndrrojë kete institucion sa me efektiv dhe profesional.

“Garda e Republikës nuk do të ekzistojë më si e tillë dhe brenda 100 ditëve do të ketë përfunduar procesi i reformimit dhe modernizimit për t’i dhënë jetë Drejtorisë së Ruajtjes së Personaliteteve dhe Objekteve të Rëndësisë së Veçantë, e cila nuk do të varet më nga ministri i Brendshem, siç është deri më sot Garda, por do të jetë nën zinxhirin e kompetencës dhe përgjegjësisë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Ky institucion padrejtësisht është deformuar gjatë këtyre viteve, jo vetëm në funksion, por edhe në përmbushje të detyre, në efektivitet dhe mbi të gjitha në politizim dhe faturë financiare të pamerituar nga taksat e qytetarëve shqiptarë”, tha Tahiri.

Por Tahiri nuk mund te anashkalonte ngjarjen e 21 janarit. Ashper ai tha se do të bëjë gjithçka në kapacitetin e tij ligjor te ndihmoje drejtesine per te çuar para ligjit pergjegjesit e vertete ata qe vrane, urdheruan, ndihmuan dhe fshehen provat.

“Kjo vlen për atë për pakicë që 21 janarin e ktheu në masakër, por edhe për atë pakicë që procesin gjyqësor e ktheu tifozllëk. Eshtë në vullnetin e Qeverisë dhe Kryeministrit Rama, por edhe në insistimin e partnerëve tanë ndërkombëtarë, për të bërë drejtësi për 21 janarin. Jam më shumë se i vendosur të bëj gjithçka në kapacitetin tim ligjor për të ndihmuar drejtësinë në një proces që duhet të përfundojë me nxjerrjen e përgjegjësive konkrete dhe përgjegjësve konkrete, për të gjithë ata që vranë, urdhëruan, ndihmuan, fshehën provat dhe ata që penguan drejtësinë të bënte drejtësi. Kam besim që çekiçi i drejtësisë nuk do të vonojë edhe pse sot rri pezull rri mbi kokat e atyre që vranë bashkëqytetarë të pafajshëm”, tha Tahiri.

Pas 21 janarit, Garda e Republikes u perfshi ne debate dhe akuza te forta politike për vrasjen e katër protestuesve, por edhe në një konflikt jo vetëm me opozitën dhe institucionet e tjera të shtetit, si edhe prokurorinë. Kjo e fundit e akuzoi Gardën e Republikës per pengesa ne hetimin e 21 janarit, nderkohe që opozita e asokohe deklaroi se ishte nje instrument politik i pushtetit. Ne krye te Gardes u komandua perkohesisht Gramoz Sako.

Top Channel