Arrestohet sërish djali i Cher, akuzohet për vjedhje dhe shkelje të lirimit me kusht Pas vitit 1979, për herë të parë shënohet edhe komunikimi i parë mes presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe atij të Iranit.
Barack Obama i telefonoi Hasan Rouhanit dhe gjatë një konference për shtyp, kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh optimist për arritjen e një marrëveshjeje për programin bërthamor.
Më herët, presidenti i Iranit, Hasan Rouhani tha se ka autoritetin e plotë për të kërkuar arritjen e një pakti brenda tre apo gjashtë muajve.
Ai tha se vendi i tij nuk kërkon të sigurojë bombën atomike ashtu siç kanë dyshuar për një kohë të gjatë fuqitë perëndimore.
Rouhani, politikani i moderuar që u zgjodh në qershor, tha se ka mbështetjen e plotë të ajatollahut Ali Kamenei për të negociuar çështjen.
“Cilido qoftë rezultati, i arritur përmes bisedimeve, qeveria ime do të ketë mbështetjen e plotë të degëve kryesore të pushtetit në Iran, si dhe mbështetjen e popullit”, deklaroi Rouhani.
Ai tha se Irani është 100% përkrahës i një marrëveshjeje, e cila do të arrihet brenda një kohe të shkurtër.
Top Channel