Vazhdon në Greqi lufta e hekurt mes Ministrisë së Arsimit Publik dhe personelit universitar për shkak të lëvizjes së 1.349 punonjësve administrativë.

Lëvizja në fjalë ka bërër që deri tani të ndërpresin aktivitetin tetë universitete në vend, për shkak të agjitacionit të aplikuar nga punonjësit e kërcënuar nga pushimi nga puna dhe kolegët e tyre.

Në shumë universitete, mes të cilëve ai i Athinës, Selanikut, Kretës, Patrasos e Thesalisë nuk janë bërë regjistrimet e studentëve të rinj, ndërsa studentët në vitin e fundit nuk mund të mbajnë provimet pasi është pezulluar sesioni i shtatorit.

Për më tepër, sipas raportimeve të gazetës “Kathimerini”, rrezikon të mbyllet edhe programi i njohur Erasmus.

Probleme janë verifikuar edhe për shkollat fillore, ato 8-vjeçare dhe ato të mesme pasi mësuesit janë kthyer nëpër klasa pas një jave grevë, ndërkohë që çdo ditë rritet numri i instituteve të pushtuara nga studentët.

Top Channel