Perspektiva e zgjerimit të BE-së

28/09/2013 00:00

Ndërsa më herët i ka takuar Herman Van Rompuy-it, President i Këshillit
të Bashkimit Europian, Enrico Letta-s kryeministër i Italisë, apo
Presidentit te Sllovenisë Borut Pahor-it, te drejtojnë Forumin e
Liderëve Botërorë në Universitetin e Kolumbias SHBA, kete vit drejtimi i
tij i eshte i caktuar Edi Ramës.

Kryeministri i Shqiperise, qe eshte thirrur ne kete Forum per te folur mbi prespektiven europiane te zgjerimit me vendet e Europës Juglindore, si një axhendë e re për vetë Evropën, ka vene theksin tek besimi i tij, se Europa nuk eshte destinacion prane nesh, por nje destinacion brenda nesh, duke shprehur vetedijen se eshte nje proces qe me se pari varet nga prej politikberesve.

“Ajo përfaqëson vetëdijen se veprimet tona të përditshme si vendimmarrës prekin jetën dhe mundësitë e njerëzve sot, por edhe të gjeneratës së të nesërmes, të gjeneratës tjetër të Evropës. Çelësi i axhendës së Europës Juglindore për zgjerimin duhet të jetë ky shqetësim, që e ardhmja e përbashkët e gjeneratës tjetër të Evropës po ndërtohet në vendet anëtare, po aq sa dhe në vendet kandidate, e po aq sa në vendet potencialisht kandidate, pra në Europën Juglindore. Dhe, pyetja që shtrohet nuk është sesi ta bëjmë Europën Juglindore gati për Bashkimin Europian, por se si mund të ndërtojmë Europën e Bashkuar të gjithë së bashku; se si mund të ndërtojmë të ardhmen e përbashkët evropiane të gjithë së bashku”, tha Rama.

Ajo qe pritet nga rajoni i Ballkanit Perendimor, qe jane vende te cilat aspirojne per anetare ne BE, është të sillen si të tilla, vijoi me tej kryeminstri Rama, duke vene theksin tek fakti se kjo eshte e mundur pasi rajoni ka lene pas konfliktet e vjetra.

“Me marrëveshjen e kohëve të fundit mes Serbisë dhe Kosovës, rajoni ynë mbylli njëherë e mirë një kapitull konflikti duke hapur një kapitull të ri për shqiptarët, shqiptarët e Kosovës, malazezët, serbët, maqedonët, boshnjakët. Ky duhet të jetë fillimi i veprimit dhe sjelljes si vende kandidate. Dhe të veprosh si vend kandidat do të thotë të mos presësh se çfarë lloj legjislacioni do të të propozojë Brukseli për ta adoptuar atë më pas, paçka nëse e zbaton apo jo. Sjellja si vend kandidat do të thotë të jesh palë aktive si në hartimin e këtij legjislacioni ashtu dhe në transformimin e tij në realitet në vendet tona. Sjellja si vend kandidat do të thotë të jesh i orientuar drejt rezultateve në procesin e përmbushjes së kritereve të anëtarësimit”, u shpreh Rama.

Top Channel