48 orë pas arrestimit të 6 deputetëve dhe 16 anëtarëve të partise
neonaziste Agimi i Arte, është publikuar dhe raporti prej nënte faqesh i
zëvendësprokurorit të Gjykatës së Lartë per veprimtarinë kriminale të
saj.

Jane me shume se dhjete akte kriminale, te pakten dy vrasje dhe dhjetera tentativa vrasjeje, armembajtje pa leje dhe sulme te dhunshme, qe rendojne anetaret e saj, ndersa ka deshmi e dokumenta qe Agimi i Arte eshte një organizatë kriminale aktive që nga viti 1987 deri më sot, me një strukturë të hierarkisë ushtarake dhe degë në të gjithë vendin, me lider Nikos Mikaloliakos dhe zevendesin e tij Christos Pappas.

Midis akuzave te tjera eshte edhe ajo e pastrimit te parave dhe shantazheve nga anetare te partise,lidhjet e pakundershtueshme me boten e krimit, mobilizimi ne disa shkolla i te rinjve nga 14 deri ne 17 vjec qe ne disa raste kryhej sipas deshmive edhe nga nje i ri shqiptar identiteti i te cilit ende nuk eshte bere i njohur. Ne raport theksohet se filozofia e saj eshte –Ata qe nuk jane pjesëtare te shoqerise popullore, d.m.th emigrantet, ciganet, personat me te meta mendore dhe ata qe nuk jane dakord me idete e tyre, konsiderohen njerez te dores se dyte.

“Mendojmë se është fillimi i fundit te neo-nazistëve,por për t’i dhënë fund me ta një herë e mire duhen prere të gjitha lidhjet që kishin me policinë, me qeverinë, me të gjitha grupet e tyre lokale fashiste, zyrat e tyre, paratë që ata merrnin “, thotë Petros Konstantinou, nga ‘Levizja kundër racizmit dhe kërcënimeve fashiste’.
 
Nga SHBA ku ndodhet per vizite Kryeministi Samaras ka deklaruar se askush nuk ka te drejte te urreje tjetrin,te besoje tek dhuna dhe te jete racist.Parlamenti grek nga ana e tij shqyrton ne oret ne vazhdim projektligjin për ndalimin e financimeve shtetërore te Agimit te Arte, pasi ndaj liderëve ose deputetëve të tijjanë ngritur akuza për vepra kriminale. Pyetja qe kerkon tashme pergjigjje ne Greqi sipas analisteve eshte se pas arrestimit te udheheqjes se kesaj partie ,a mund te shkaterrohet Agimi i Arte jo vetem nga ana strukturore ,por edhe nga mendesia e grekeve.

Top Channel