Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç ka thënë se është në kontakt me kryeministrin kosovar, Hashim Thaçi. Duke folur për zgjedhjet lokale ai ka theksuar se shpreson që çdo gjë të shkojë në qetësi dhe pa problem.

Por, në rast nevoje do të rishikohet vendimi për pjesëmarrje. Sipas tij, OSBE është duke shikuar listat e votuesve nga Serbia, ndërsa shteti do të mbështesë listën serbe, e cila është paraqitur për pjesëmarrje në zgjedhje.

Megjithatë, kjo ka shqetësuar Partinë Liberaldemokratike, e cila ka reaguar duke thënë se Beogradi po përçan serbët në Kosovë duke mbështetur vetëm një listë.

Sipas kësaj partie, kur serbët dhe shqiptarët tentojnë të krijojnë marrëdhënie, atëherë paraqiten probleme, por jo edhe kur krerët e shtetit takohen në Bruksel.

Serbia është duke kërkuar regjistrimin e të gjithë serbëve që janë nga Kosova por të shpërngulur në Serbi që të votojnë në zgjedhjet lokale.

Top Channel