Bosnja ka filluar regjistrimin e popullsisë civile. Është shteti i fundit në këtë proces në Ballkan, pasi nuk u arrit organizimi i regjistrimit njëkohësisht me vendet e tjera për shkak të proçedurave dhe problemeve ndëretnike.

Regjistrimi në Bosnje është problematik për shkak të ndryshimeve demografike që kanë ndodhur në kohën e luftës, vrasjeve dhe shpërnguljeve.

Regjistrimi dyjavor do t’i kushtojë këtij shteti rreth 23 milionë euro dhe janë angazhuar rreth 19 mijë regjistrues. Të gjithë liderët fetarë kanë bërë thirrje tek qytetarët që të deklarohen, por edhe krerët politikë.

Dikur në Bosnje jetonin 43,7 për qind e atyre që veten e quanin boshnjakë, 31 për qind serbë dhe 17 për qind kroatë. Por, gjatë luftës kjo pasqyrë ka ndryshuar ndërsa të drejtë regjistrimi kanë edhe ata që jetojnë jashtë.

Top Channel