Berlusconi: Mbështetje me kushte për qeverinë

01/10/2013 00:00

Kryeministri italian,Enrico Letta do të përballet me votëbesimin e paralamentit gjatë së mërkurës, i pasigurtë se sa mbështetje do të sigurojë për qeverinë e tij.

I ngarkuar nga presidenti Giorgio Napolitano për të shmangur zgjedhjet e parakohëshme me cdo kusht, shpresat e Letta-s për mbijetese duket se mbështeten tek rreth 20 senatorë të partisë së Silvio Berlusconi-t, PDL.

Pas vendimit për të tërhequr ministrat e tij nga kabineti i Letta-s, Berlusconi duket se ka bërë një hap prapa duke rënë dakord të ofrojë mbështetje të kushtëzuar, aq sa mjafton për të miratuar buxhetin e vitit 2014 dhe reformave të taksave, në këmbim të zhvillimit të zgjedhjeve në muajin nëntor. Senatori i PDL-së, Carlo Giovanardi tha se mosmarrëveshjet brenda partisë ishin zgjidhur.

“Ndasitë brenda partisë u zhdukën pas propozimeve të bëra. Kjo do të lejojë funksionimin e qeverisë të paktën për momentin”, tha ai.

Gjithsesi nuk është e qartë nëse Letta do të pranojë mbështetjen e kushtëzuar, apo nëse senatorët e Berlusconi-t do të votojnë realisht për kryeministrin kur të vijë koha.

Top Channel