Të lirë me kusht deri në zhvillimin e gjyqit janë lënë tre nga katër
deputetët e Agimit të Artë që u janë përgjigjur prej së martës në
mbrëmje, deri të mërkurën në mëngjes pyetjeve të prokurorëve grekë, ndaj
akuzave për pjesëmarrje në organizatë kriminale, pas arrestimit të tyre
fundjavën e kaluar.

Gjykatesit greke kane konkluduar se per personat ne fjale deri tani nuk ekzistojne fakte bindese per t’i çuar ata ne burg ne pritje te vendimeve gjyqesore.

Keshtu zedhenesi i kesaj partie, Ilias Kasidhiaris, i cili gjate gjithe kohes se deponimit ka cilesuar arrestimet ndaj Agimit te Arte si raprezalje politike, eshte lene i lire me 50.000 euro garanci dhe ndalim te daljes jashte shtetit.

Sipas deshmive te tij Agimi i Arte nuk eshte nje organizate naziste, nuk perdor simbole naziste dhe anetaret e tij nuk jane as naziste dhe as nacional-socialiste, por thjesht greke nacionaliste.

Gjithashtu te lire me kusht jane lene edhe Ilias Panagiotaros dhe Nikos Mihos ,ndersa eshte mbajtur ne arrest deputeti Janis Lagos, per drejtim dhe pjesmarrje ne nje organizate kriminale dhe se ka disa fakte qe e implikojne ne vrasjen e muzikantit grek antifashist Pavlos Fissas, tre jave me pare nga nje neonazist.

Lajmi eshte pritur me reagime te medha pasi nuk pritej qe te liheshin te lire kreret e kesaj partie ne nje moment qe dukej se Athina zyrtare kishte marre seriozisht shkaterrimin e Agimit te Arte duke arresuar dhe akuzuar 22 anetare te tij, prej te cileve 6 ishin drejtuesit kryesore. Sipas specialisteve shkak per lirimin e tre deputeteve nga drejtesia greke ka qene dobesia juridike e aktakuzes.

Te enjten deshmon para prokuroreve dhe u pergjigjet akuzave zevendesi i
tij Hristos Papas. Ne shtepine e ketij te fundit jane gjetur nje flamur
nazist, shishe vere me fotografine e Benito Musolinit, helmeta me
simbolin e SS-ve, si dhe nje liber per jeten e Hitlerit,pavaresisht se
disa prej deputeteve te liruar, mohojne akuzen se Agimi i Arte eshte
parti neonaziste.

Ne oret e ardheshme pritet me interes deponimi i liderit te  kesaj partie, Nikos Mihaloliakos për t’u mbrojtur ndaj akuzave të ngritura kundër tij për organizimin dhe drejtimin e një grupi kriminal, vrasje dhe pastrim parashë.

Mihaloliakos ishte mes grupit të gjashtë deputetëve të neonazistëve grekë që u arrestuan në fundjavë pas protestave popullore të nxitura nga vrasja e një këngëtari me bindje të majta që u mor përsipër nga një simpatizant i ekstremistëve grekë.

Paraditen e se merkures, pas lirimit  deputetë dhe mbështetës të Agimit të Artë u rikthyen në qendër të vëmendjes së mediave me “bëmat e tyre”. Ata u përleshën me gazetarët dhe goditën kamerat dhe aparatët fotografikë.

Lëvizja neonaziste greke ka nisur që në vitin 1980, por vetëm në zgjedhjet e fundit, duke përfituar nga kriza ekonomike në Greqi dhe dëshpërimi i qytetarëve siguroi përfaqësim në parlament.

Në zgjedhjet e 1996-ës, kjo forcë politike siguroi vetëm 0.07 përqind të votave, ndërsa në 2010 për herë të parë një përfaqësues i saj zgjidhet nga qytetarët. Ai ishte Nikolaos Mihaloliakos që fitoi një vend në Këshillin Bashkiak të Athinës.

Kthesa e madhe për këtë parti mbërrin në zgjedhjet e majit të 2012 kur sigurojnë 21 mandate në parlament. Pas dështimit të formimit të një kabineti qeveritar, në zgjedhjet një muaj më pas marrin 18 mandate.

Top Channel