Trojka europiane i ka kërkuar Greqisë të ndërmarrë një reformë të thellë në sistemin e saj bankar.

Sipas mediave vendase, kërkesa i është bërë Qeverisë pak ditë më parë. Athina zyrtare tashme duhet te plotesoje pa kushte kerkesat e FMN dhe Bashkimit Europian,ne shkembim te rimbursimit te kesteve te tjera te ndihmes per vendin.

E gjendur nen presionin e kreditoreve, gati pese vjet pas fillimit te krizes ekonomike qe kercenon me kolaps ekonomine greke, Qeveria nuk ka rruge tjeter vec vazhdimit te reformave te konsideruara si teper te dhimbshme, por te nevojshme prej eksperteve nderkombetare.

Lidhur me reformen bankare,qe tashme i eshte imponuar Athines,Banka Qendrore e Greqise ka pergatitur nje plan masash, ku midis te tjerash,pritet te mbyllen 820 dege dhe nendege te bankave te nivelit te dyte ne mbare vendin.

Sipas eksperteve, mbyllja e tyre do te rriste papunesine me afro 12 mije vete, ndersa kostoja e largimit vullnetar te  punonjeve te ketij sektori vleresohet si teper e larte prej analisteve te sektorit ekonomik.

Ne krye te listes gjendet banka kombetare greke,ku prej ri-organizimit te rrjetit te saj,mbyllen 130dege dhe kosto funskionale prej 1.3 miliarde euro ne vit,bie ne 990 milione,ndersa numri i punonjesve nga 14400,bie ne 10.500 punonjes. Reforma parashikon edhe mbylljen ose shitjen e nje sere degesh dhe kompanishe ne pronesi te ketyre bankave ne vendet e Ballkanit,cka do te sjelle efekte negative ne ekonomite e vendeve fqinje,ndaj padyshim pasojat e ketij “termeti” bankar,do te ndjehen edhe ne Shqiperi, ku prania e bankave greke eshte evidente.
 

Top Channel