Debate në Fakultetin e Mjekësisë

04/10/2013 00:00

Kur pritet të nisë viti i ri akademik, ditën e hënë, Dekanati dhe
Rektorati i Universitetit të ri të Mjekësisë janë përfshirë në konflikt.
Sipas Bajram Hysës, dekanit të Fakultetit, nga 130 milionë leke të
ardhura, keto nga regjistrimet, në Fakultetin e Mjekësise kanë mbetur
vetëm 600 mijë.

“Ne jemi në vështirësi absolute nga ana financiare. Të ardhurat e Fakultetit të Mjekësisë, që vijnë nga tarifat e regjistrimit të studentëve, specializantëve fatkeqësisht janë përvetësuar në mënyrë të paligjshme, pa amendim të Dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë, të Këshillit të Fakultetit nga ana e Rektoratit Mjekësor. Kjo ka krijuar një situatë që mund të themi se e çon Fakultetin në prag të falimentit”, thotë dekani.

Hysa shton se jane emeruar pedagoge pa respektuar kriteret dhe pa iu nenshtruar konkursit, siç e percakton ligji.

Por Kancelari i Universitetit te Mjekësise i ka konsideruar te pabaza keto akuza, pasi sipas tij numri i pedagogeve eshte reduktuar.Nderkohe, ne lidhje me pagat Kancelari Mirjel Dollani shpjegon se për dy muaj Qeveria nuk ka mbuluar me buxhet, ndaj per pagat e pedagogeve është përdorur fondi i te ardhurave te Fakulteteve.

“Sipas shkresave që kemi edhe nga Dekani i Fakultetit të Mjekësisë, në datë 19/09/2013 ka qenë një fond prej 113 milionë lekësh, i cili është mbledhur nga tarifat e shkollimit. Me krijimin e Universitetit të Mjekësisë u bë një rishpërndarje dhe një rialokim fondesh, sepse siç e dini nga Fakulteti i Mjekësisë lindën tre fakultete të reja. Normalisht është logjike që të gjitha pjesët, fondet, materialet, pajisjet u shpërndanë në fakultetet, të cilat deri dje ishin departamente të këtij fakulteti. Deri tani, pavarësisht vështirësive që ne mund të kemi patur nga ana financiare është bërë e mundur që çdo muaj pagat të jenë prioriteti ynë kryesor”, thotë Dollani.

Mesimi ditën e hënë do të nise, por dekani i Fakultetit të Mjekësisë kërkon të nisë një hetim në lidhje me fondet e Fakultetit.

Top Channel