Shok kanë shkaktuar ne Greqi dy fotografi që janë gjetur në shtëpinë e
zëvendëskryetarit të Agimit të Arte Christos Papas dhe që publikon
ekzkluzivisht gazeta ‘Proto Thema’.

Deputeti Papas duket se eshte fotografuar disa vite me pare ne nje pyll me uniformen naziste ,duke mbajtur krenar ne krah emblemen me svastiken hitleriane ,ndersa e ka vendosur kete fotografi ne nje kornize ne nje vend te dukshem ne shtepi.

Megjithese numri dy i Agimit te Arte ashtu si edhe lideri i kesaj partie kane deklaruar se nuk jane nje organizate neonaziste, provat e mbledhur nga drejtesia greke tregojne sa te perkushtuar kane qene pas kesaj ideologjie. Fotografia ne fjale eshte  pikerisht prova materiale me numer 32 qe eshte gjetur ne shtepine e Kristo Papa, pervec shisheve me etiketat e Benito Musolinit,librat mbi Hitlerin, helmetat me shenjat e SS-ve  qe te krijonin pershtypjen e nje muzeu te krijuar me nostalgji per nazizmin.

Gjithashtu ne shtepine e tij eshte gjetur edhe nje fotografi e dyte, ne te cilen i krehur si lideri nazist i Gjermanise ne luften e Dyte Boterore, pozon duke pershendetur ne menyren naziste, para flamurit hitlerian.
Sipas gazetes keto fotografi jane disa prej deshmive me te forta qe do te bejne edhe ata qe kishin sadopak dyshime per veprimtarine dhe te kaluaren e anetareve te Agimit te Arte, tashme te kuptojne qarte se cfare fshihet pas britmave patriotike dhe nacionaliste te kesaj partie.

Top Channel