Krerët serbë kanë paralajmëruar vizita të reja në Kosovë. Presidenti Tomisllav Nikoliç ka paralajmëruar vizitën më 10 tetor, kurse zëvendëskryeministri, Alleksandar Vuçiç, më 23.

Ndalesa që Kosova i ka bërë vizitës së kryeministrit Ivica Daçiç dhe zyrtarëve serbë ende shkakton reagime në Beograd.

“Pres që të mbizotërojë një logjikë e shëndoshë. Unë gjithnjë kam shkuar në Kosovë dhe gjithnjë do të shkoj“, ka thënë Vuçiç.

Kurse presidenti Nikoliç ka theksuar se Serbia do ta rishqyrtojë vendimin për të marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës apo jo. Ai ka thënë se serbëve duhet t’u mundësohet të votojnë të lirë.

“I kemi dërguar BE-së një mesazh të qartë se nëse nuk ka kushte për zgjedhje demokratike, atëherë ne do ta rishqyrtojmë vendimin“, ka thënë Nikoliç.

Daçiç dhe Thaçi do të takohen të hënën në Bruksel, në një kohë kur kryeministri serb ka paralajmëruar largimin nga bisedimet nëse vendimi i Kosovës nuk ndryshon.

Top Channel