Shqiptarët e zonës së Sanxhakut në Serbi njihen pak ose aspak.

Ata janë komuniteti që gëzon më pak të drejta në këtë vend, ndonëse numri i tyre nuk është i vogël, përkundrazi.

Në masë dërrmuese ata janë detyruar të deklarohen boshnjakë dhe zyrtarisht njihen si të tillë edhe pse në fakt janë shqiptarë.

Reportazhi i radhës i ciklit “Shqipëria Tjetër” sonte në mbrëmje do të sjellë për herë të parë realitetin e këtij komuniteti të harruar që përpiqet me vështirësi të ruajë identitetin e të mos asimilohet nën presionin e vazhdueshëm të autoriteteve serbe.

Reportazhin e plotë të ciklit “Shqipëria Tjetër” me gazetar Marin Memën dhe operator Denian Sevin mund ta ndiqni sonte në mbrëmje, pas lajmeve të orës 19:30.

Top Channel