Kisha Ortodokse Serbe dhe përfaqësues të kishave ortodokse na e tërë
bota shënuan 17 shekuj nga edikti i Milanos, në një ceremoni qëndrore që
u mbajt në qytetin e Nishit, në Serbi.

Në liturgjinë e mbajtur në Serbi morën pjesë 15 mijë besimtarë, ndërkaq u përfaqësua edhe Kisha Ortodokse e Shqipërisë. As nga këto festime nuk shpëtoj pa u përmendur Kosova.

Presidenti serb Nikollic, një ditë më parë tha se në Kosovë koha është kthyer para ediktit të Milanos pasi besimtarët atje nuk janë të lirë. Patriarku serb, Irinej, tha se me këtë ngjarje iu hapën dyert Krishtërimit. “Jemi duke festuar një ngjarje të madhe historike, një ngjarje që ndryshoi pamjen e botës. Kjo ngjarje ndau botën në dy epoka, në epokën e botës pagane dhe asaj të krishterë”, thotë Patriarku Irinej.

Top Channel