Burri akuzohet për dhunë ndaj gruas

07/10/2013 00:00

Një 63-vjeçar, i cili doli para gjykatës i akuzuar për dhunë ndaj
bashkëshortes ka kërkuar eksperiment hetimor, pasi sipas tij nuk është
ai personi që ushtronte dhunë, por e kundërta, e shoqja e kishte rrahur
atë.
 

Masa e sigurise e zhvilluar me dyer te mbyllura, eshte kthyer per pak sekonda ne nje vend batutash mes palesh ne momentin qe i moshuari T.Sula me origjine nga Dibra dhe me banim ne kryeqytet, u mbrojt me nje version te padegjuar me pare.

“Une jam a s’jam 50 kilograme e nderuar gjykate – tha i moshuari, – ndersa gruaja ime eshte 100 kilogramë. Eshte e pamundur qe une ta rrah ate. Beni nje ekpseriment qe ta vertetoni kete gje”.

Sipas te moshuarit eshte e vertete qe ai ndonjehere konsumonte alkool, madje per kete gje gjate veres e kishte dhunuar edhe i biri, qe sipas Sules ështe i gjate sa njeri nga efektivet e policise qe ndodhej ne salle.

Prokurorja nga ana e saj deklaroi se gruaja e te akuzuarit, 56-vjecarja F. Sula ka kallëzuar ne komisariat se i shoqi ishte kthyer i dehur e kishte ushtruar dhune madje edhe e kishte ofenduar.

Por pasi i moshuari pretendon se ka shenja dhune ne trup, gjykata i dha atij arrest me burg per 30 dite, afat i cili do t’i duhet Prokurorise per te sjelle te dyja ekspertizat, se cili nga partneret ka shenja dhune, i pandehuri apo bashkeshortja e tij?

Top Channel