Një profesor i neuroekonomikut në Universitetin Emory, në Atlanta, SHBA, shndërrohet në të parin që vërteton se ashtu si njerëzit edhe qentë kanë ndienja.

Gregory Berns realizoi një skanim të detajuar të trurit të qenve, gjatë disa aktiviteteve të ndryshme dhe arriti të zbulonte se miqtë tanë me katër këmbë përdorin të njëjtën pjesë të trurit për të ndierë, ashtu si edhe njeriu.

Qëllimi kryesor i Berns, sipas “New York Times” ishte të zbulonte se truri i qenit punon dhe mendon si ai i njeriut.

Megjithatë, analizat treguan edhe një rezultat të papritur edhe për vetë profesorin, atë që në aktivitete të ndryshme, qentë shfaqin emocione.

Ngjashmëria kryesore ishte e përqendruar në pjesën e trurit të quajtur “caudate nucleus”.

Kjo pjesë e ndodhur në zonën e kortekstit është e pasur me ndijues të dopaminës, hormonit që shfaq entuziasmin, euforinë dhe kënaqësinë tek njeriu.

Me strukturën të njëjtën edhe tek qentë, kjo pjesë e trurit komandon sinjalet që kafshës i tregojnë mbërritjen e një ushqimi.

Top Channel