Problematikë dhe shqetesim të madh kanë krijuar në Greqi, rezultatet e
dy sondazheve të fundit të publikuara në mbrëmjen e së hënës, gati
dhjetë ditë pas arrestimeve të krerëve të Partisë Neonaziste Agimi i
Artë, ndërkohë që disa prej liderëve të saj ndodhen pas hekurave të
burgut deri në zhvillimin e gjyqit, me akuzen se drejtojnë një
organizatë kriminale.

Agimi i Arte vertet qe ka humbur nga 2.4 deri ne 3.8 % te preferences se grekeve, por ka ruajtur mbeshtetesit kryesore te tij dhe perqendron nga 6,9% deri ne 7.8 %, pikerisht ate baze popullore, me te cilen ne zgjedhjet e vitit te kaluar u be forca e trete politike ne vend.

“Problemi nuk është te vendosim nëse ata janë një bandë kriminale apo jo.Unë mendoj se gjithkush e ka kuptuar tashmë se cfare janë.Jane brutale, çnjerëzore, si të gjithë nazistët qysh kur lindin.Ceshtja është tani te bindim njerezit se ata kurrë nuk kanë qenë dhe kurre nuk do te jene gati per te zgjidhur ndonje prej problemeve qe perballon populli”, thotë Liana Kaneli, deputete e Partisë Komuniste.

Megjithe vrasjen e te riut antifashist Pavlos Fissas, zbulimet e bera per dhunen e ushtruar ndaj emigranteve dhe grekeve, pastrimin e parave, stervitjet me arme e mjete te forta, krijimin e brigadave te nderhyrjes se shpejte ,perkushtimin ndaj ideologjise naziste,18-20 % e te intervistuarve nuk bie dakord me arrestimin e krereve te kesaj partie dhe mban nje qendrim dyshues persa i perket menyres se veprimit te qeverise.Ne analizen e sondazheve del ne pah se shkaqet kryesore per rritjen e perkrahesve te Agimit te Arte kryesisht pergjate vitit te kaluar jane kriza ekonomike dhe mungesa e drejtesise per politikanet e korruptuar.

“Agimi i Arte po gjykohet nga sistemi i drejtësisë.Drejtësia do të vendosë dhe unë kam besim të plotë në kete sistem ,ndaj duhet të respektojmë çfarëdo vendimi do te marre. Ne të gjithë duhet të kuptojnë se kur kryen dikush akte të paligjshme,duhet të përballet me pasojat e ligjit”, thotë Gerasimos Jakumatos, deputet i Demokracise se Re.

15 nga 18 deputetet e Agimit te Arte, kane marre pjese normalisht ne fillimin e punimeve te parlamenit ,ndersa drejtesia greke ka kerkuar heqjen e imunitetit per gjashte prej tyre. Nderkohe reagime te medha kane shkaktuar disa prej deklaratave te deshmitareve te mbrojtur qe publikohen oret e fundit, ndersa vazhdon procesi gjyqesor.Ne udhezimet gjate procesit te katekizmit tek anetaret e rinj, midis te tjerash u thuhej se synimi i Agimit te Arte ishte përmbysja e Qeverisë demokratike qe do te kryhej duke hyre ne Parlament me tanke.

Top Channel