Kryeministri serb Ivica Dacic paralajmëron se së shpejti do të vizitojë Kosovën. Pas takimeve në Bruksel, Dacic tha se është arritur marrëveshja dhe nuk ka kufizime lidhur me këtë çështje.

Kryeministri serb tha se dëshiron që të mbështesë serbët e Kosovës që të dalin sa më shumë në zgjedhje dhe kjo është arsyeja e vizitës në Kosovë.

“Kjo nuk është ndihmë për Hashim Thacin, por ndihmë për popullin tonë, që të kemi organet tona në Kosovë“, ka thënë Dacic, duke saktësuar se vizita pritet të ndodhë gjatë javës së ardhshme.

Megjithatë, Dacic ka theksuar që është rënë dakord që vizitat në Kosovë nga Serbia të jenë korrekte dhe të mos përfshihen në fushatën elektorale, por Serbia në fakt mbështet vetëm një grup politik në Kosovë dhe serbët e tjerë për qeverinë nuk janë të denjë për votën e qytetarëve.

Top Channel