Marrëveshje për investime që kalojnë shifren prej 8 miliardë eurosh ka
nënshkruar Kryeministri grek Antonis Samaras me homologun e tij
izraelit, gjatë një vizitë zyrtare në Jeruzalem, ku shoqerohej nga
gjysma e kabinetit të tij dhe një grup prej 100 biznesmenësh.

Midis planeve te medha te investimeve edhe ai i nje gazsjellesi nga Izraeli ne Krete e me pas degezimi i tij ne dy drejtime drejt Europes,ndersa jane ftuar kompanite e medha izraelite te investojne dhe te marrin pjese ne tenderat per shpimet dhe kerkimin e hidrokarbureve ne detin Jon dhe ne Krete.

“Unë inkurajoj investitorët izraelitë, njerezit e biznesit për të shkuar dhe për të investuar në Greqi. Është ndoshta një marrëveshje shumë e mire”, tha Netanjahu.

Dy kryeministrat nënshkruan marrëveshje mbi energjine, turizmin, transportin detar dhe arsimin.Netanjahu i eshte referuar gjithashtu tensioneve te fundit ne Greqi ne lidhje me partine neonaziste Agimi i Arte.

“Unë dua të përgëzoj juve z.kryeministër, per luften e vendosur te qeverisë suaj ndaj neonazizmit, anti -semitizmit dhe racizmit. Ju keni ndërmarrë hapa të rëndësishëm, hapa kurajozë, që tregojnë qartë se Greqia është një vend i tolerances dhe lirisë”, tha Netanjahu.
 
Pasi Samaras dhe delegacioni i tij kanë vizituar memorialin e Izraelit për viktimat e Holokaustit, kryeministri grek ka deklaruar se Agimi i Arte eshte nje turp per cdo vend dhe sidomos per Greqine qe humbi 10% te popullsise ne Luften e Dyte Boterore dhe premtoi qe qeveria e tij do ta zhduke kete parti nga jeta politike e vendit.Greqia dhe kryesisht Selaniku ka qene nje atdhe i dyte per gati 100.000 hebrenj ,prej te cileve gati 90% u vranë gjatë Holokaustit.

Sipas te dhenave te muzeut Yad Vashem me shume se 300 greke kane shpetuar qindera hebrenj gjate pushtimit nazist duke i pajisur me dokumente te rreme identifikimi si greke ortodokse.

Top Channel