23:45 Serial "Dashuri e Hakmarrje" R
00:43 Pas Cak
Programi i plote
PUBLICITET
Shqiponja e Lacios në Tiranë
10/10/2013

Kjo është një dhuratë, që kapiteni i kombëtares Lorik Cana i ka bërë tifozerisë, në prag të ndeshjes ndoshta të fundit të kuqezinjve në “Qemal Stafa”.

Një nga shqiponjat e Lacios ka mbërritur, ka zhvilluar 4 testime për uljen e pragndeshjes me Zvicrën dhe duket gati sipas Juan Bernabe, pronarit dhe trajnerit të saj.

“Këtë shqiponjë e dua shumë dhe është speciale. E kam marrë pikërisht për ndeshjen e Shqipërisë, me që vendi juaj njihet edhe si vendi i shqiponjave. Këtë në fakt nuk e dija, por ishte Igli Tare që ma tregoi, në momentin kur erdhi te Lacio. Më pas,
Kombëtarja
raport me shqiponjën e Lacios krijoi edhe Lorik Cana. Ka qenë pikërisht kapiteni juaj, që ma kërkoi ta sillja këtu dhe është e rëndësishme ta dini se nuk kemi asnjë interes ekonomik”, tha Juan Bernabe, pronar i shqiponjës.

“Tani, itinerari i fluturimit do të jetë: Do të fillojë nga pjesa sipër asaj kullës, më pas do të rrotullohet në varësi të drejtimit të erës. Pasi të rrotullohet dy-tri herë, do të zbresë menjëherë poshtë tek unë. I lutem publikut të bashkëpunojë me ne, të mos e godasin, mos hedhin sende apo fishekzjarrë. Shpresoj t’ju sjellë fat”, shtoi ai.


/ Top Channel







Më shumë nga futbolli
El Shaarawy: Të rikthehemi në Champions
Kush do të jetë lojtari kryesor i Milanit të sezonit 2014-2015? Kapiteni Montolivo, administratorët e deleguar Barbara Berlusconi dhe Adriano Galliani si dhe veterani Abbiati janë përgjigjur të gjithë njësoj: “njeriu Milan” i këtij sezoni do të jetë Stephan El Shaarawy.
Real, Casillas do të jetë portieri titullar
Carlo Ancelotti e ka vendosur se kush do të jetë portieri titullar i Realit të Madridit për sezonin e ardhshëm: Iker Casillas. Sipas gazetës spanjolle ‘Marca’, kapiteni i madrilenëve do të rifitojë vendin e titullarit që e kishte humbur që në kohën kur skuadrën e stërviste Jose Mourinho.
Holanda prezanton stafin e ri teknik
Ruud van Nistelrooy dhe Danny Blind do të jenë ndihmësit e trajnerit Guus Hiddink në kombëtaren holandeze sipas Federatës së Futbollit të Holandës (KNVB).
Flamurtari zyrtarisht në duart e turqve
“TRK” dhe “Atlasjet” janë pronarët e rinj të Flamurtarit. Pas shumë e shumë bisedimesh tashmë gjithçka është bërë zyrtare. Këshilli Bashkiak i Vlorës i ka dhënë fund “odisesë” së privatizimit të klubit duke i dhënë dritën jeshile kalimit të klubit në duart e turqve që do të jenë dhe drejtuesit e rinj të skuadrës së Flamurtarit.
Ronaldinho: Nuk do ta lë futbollin, kam oferta
Ronaldinho nuk do të tërhiqet nga futbolli dhe ka njoftuar se së shpejti do të bëjë të ditur se ku do të luajë sezonin e ardhshëm.


Lajmet kryesore

Shqiponja e Lacios në Tiranë
Dorëhiqet ministri Ilirian Celibashi
“Për arsye familjare”. Në vend të tij Rama prezanton Ermonela Felajn
Rama: Reforma, edhe me opozitën
OMONIA: Të ngrijnë dorëheqjet
Basha: Nuk e njohim ndarjen e re
SHBA, Arvizu “mbetet” në Tiranë
Braçe: Fullani të largohet
Më të lexuarat
Temat e ditës
Reforma territoriale, Vjedhja e Bankës, Lindja e Mesme, Ukraina, Energjia, Tragjedia ajrore, Turizmi
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.